Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Deklaratat pas humbjes, Bejzade ironizon Sylvinhon: T’i thonte Çekisë të mos luante fort se s’jemi Brazili

Shkruar nga NEWSPORT
Deklaratat pas humbjes, Bejzade ironizon Sylvinhon: T’i thonte
Skerdi Bejzade, Sylvinho

Shqipëria humbi përballë Çekisë mbrëmjen e djeshme me rezultatin e pastër 2-0 në një ndeshje ku kuqezinjtë ishin larg shkëlqimit me të cilin jemi mësuar. Dukej pak e çuditshme, por të gjithë lojtarëve edhe trajneri Sylvinho, ‘njëzëri’ i kushtuan shumë rëndësi faktit që “kundërshtarët tani na vlerësojnë dhe studiojnë e për këtë duhet të jemi krenar”.

Deklarata që lan vend për diskutim në opinionin publik ku pati edhe shumë reagime. Ndër ta është edhe ish-futbollisti, Skerdi Bejzade, i cili ironizon teknikun brazilian i cili në një moment të prononcimit të tij tha, “Çekia luante sikur të kishte Brazilin përballë.”

“Ato çekët ishin shumë të mobilizuar tha. Po trajneri atë punë ka sidomos në kombëtare, mobilizimi, karikimi është gjëja kryesore. Ose t’i thotë gjatë lojës kundërshtarit mos luani fort se s’jemi Brazimi, jemi Shqipëria”, shkruan Bejzade.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga