Dita e sotme është shumë e veçantë për kreun e FEderatës Shqiptare të Futbollit. Armand Duka feston ditëlindjen, me presidentin që ka mbushur 62-vjeç.
Në këtë ditë të veçantë për të nuk mungojnë urimet, aq më tepër nga FSHF. Këto të fundit i urojnë Dukës sa më shumë suksese në karrierë dhe në krye të futbollit shqiptarë.
“Sot feston ditëlindjen Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, dhe familja e madhe e futbollit shqiptar i uron shëndet dhe çdo të mirë në jetë! Sa më shumë suksese në karrierë, në krye të futbollit shqiptar dhe kudo!
Gëzuar ditëlindjen President!”, shkruhet në postimin e FSHF-së. Vlen të theksohet se Duka është në krye të FSHF-së prej 1 marsit të vitit 2002. Ndërkohë që nga 26 shtatori i vitit të kaluar është nënkryetar i UEFA-s.
View this post on Instagram