Federata Hungareze e Futbollit (MLSZ) festoi mbrëmjen e së hënës 125-vjetorin e themelimit. Në Mbrëmjen Gala, të organizuar nga MLSZ, mori pjesë edhe Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka. Mes personaliteteve të shumta të futbollit europian dhe botëror, të pranishëm ishin gjithashtu Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, dhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Presidenti Duka u shoqërua nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, dhe i shprehu urimet më të përzemërta homologut të tij, Presidentit të Federatës Hungareze, Sándor Csányi, për këtë jubile të rëndësishëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Duka e uroi edhe një herë Federatën Hungareze të Futbollit, duke theksuar rolin e saj të veçantë në zhvillimin e futbollit.
“Që prej vitit 1901, një shembull i përkushtimit dhe shërbimit ndaj lojës së futbollit.
Gëzuar 125-vjetorin e Federatës Hungareze të Futbollit, një nga federatat më të vjetra në botë!”, ka shkruar Duka.
