
Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Gjibraltarin në transfertë, në kuadër të një sfide miqësore. Ndeshja që do të zhvillohet në “Europa point stadium”, nis në orën 18:00.
Një gjë e rëndësishme në një ndeshje futbolli, sigurisht që janë edhe temperaturat. Moti sot në Gjibraltar pritet të jetë i qetë dhe në orarin që do të startojë sfida, temperaturat nuk do të jenë ekstreme.
Në orën 18:00, pritet që temperaturat të shkojnë në 28 gradë celcius, ndërkoha që deri në orën 20:00, kur parashikohet të përfundojë sfida, mund të bien maksiumi 2 gradë celcius.
Reshje shiu nuk do të ketë, duke mos e penguar këtë sfidë. Pra, temperaturat janë perfekte për këtë sfidë, pse jo edhe për një fitore të Kombëtares shqiptare.