Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Kur unë drejtoja Kombëtaren, Franca na kishte frikë”, Gianni De Biasi: Në 2016 kisha vetëm Memushajn që luante ne Serie B, Broja...

Shkruar nga NEWSPORT
“Kur unë drejtoja Kombëtaren, Franca na kishte
Broja dhe De Biasi

Gianni De Biasi ka drejtuar Shqipërinë në periudhën 2011-2017, duke bërë historinë, kualifikimin në Kampionatin Europian të 2016-së, ndërsa ka qenë i ftuar në emsionin “Skaner”, MCN. Ish-trajneri i kuqezinjve ka treguar shunëçka, që nga “Euro 2016” te situata aktuale e Shqipërisë, pa lënë mënjanë edhe Armando Broja”  

“Krahasimi mes Shqipëisë 10 vjet më parë që unë drejtoja me këtë aktuale është se janë shumë lojtarë që luajnë në ekipe shumë cilësore. Edhe pse nuk dua të kem mungesë respekti për lojtarët që kam drejtuar te kuqezinjtë, kjo kombëtare nën urdhërat e Sylvinhos është tërësisht me diferenca të madhe në bazë të kualiteteve.

Grupi që unë drejtoja ishin punëtor dhe me një krenari të madhe e jepnin gjithçka në fushë. Grupi aktualë ka shumë lojtarë që luajnë në Serie A apo kampionate elitare. Unë kisha vetëm një futbollist që luante në Serie B dhe ai ishte Memushaj, ama treguam forcën dhe kimin për të dhënë më të mirë.

Për këtë jam shumë krenarë që arritëm ‘Euro 2016’. Dy lojtarë që do zgjidhja nga Kombëtarja aktuale për në ‘Euro 2016’? Natyrisht Gjimshitin, i cili në kohën kur unë drejtoja, ai inkuadrohej shumë pak te Atalanta. Nuk zgjedh lojtarë të dytë, sepse isha i lumtur me ata që kisha. Broja?

Sipas meje, Broja është një lojtar që duhet rikuperuar, rifituar. Broja duhet të vendoset në atë pozicion që është në harmoni me pjesë tjetër të ekipit. Pritshmërit janë të mëdha ndaj këtij lojtari, por statistikat...

Ndeshja kundër Francës në ‘Euro 2016, pse e zëvendësuat Ajetin me Veselin? Ishte i lodhur nuk mundej më. Në atë kohë Franca na kishte frikë ne. Për situatën aktuale te Shqipëria, po e përsërisë edhe njëherë, nuk duhet të fokusohemi vetëm te Broja”.           

Poll

Lexo gjithashtu