Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Kur ishe mirë Broja të gjithë e lëpinin, kurse tani...”, Sokol Kushta: Duhet të marrë shembull nga Myrto Uzuni

Shkruar nga NEWSPORT
“Kur ishe mirë Broja të gjithë e lëpinin, kurse
Armando Broja dhe Sokol Kushta

Legjenda e Flamurtarit dhe e Kombëtares Sokol Kushta ka komentuar gjendjen e sulmuesit të Shqipërisë Armando Broja. Kushta ka treguar edhe mënyrën se si 24-vjeçari mund ta kalojë këtë moment të vështirë:

“Brojën duhet të ndihmojmë, ai nuk është 100 vjec, por është 24-vjeçar. Pritshmërit tona për atë janë shumë të mëdha. Ne jemi si puna e gladiatorëve, futemi në arenë dhe njërëzit të ngrejnë ose të ulin.

Por gladiatorët në jetën e tyre sportive gjithmonë duhte të luftojnë, pra që të ngrihen nga publiku. Armando Brojës i jap një këshillë, punë, punë dhe vetëm punë. Nuk duhet ta uli kokën apo të demoralizohet, futbolli kështu e ka. Ka momente të bukura, por edhe të vështira.

Lojtarët e tillë në momentë të tilla punojnë dyfishin që t’i japin përgjigje kritiakve. Kur ishe mirë Broja të gjithë e lëpinin, kurse tani... duan të përfitojnë, qoftë edhe nga ana negative e tijë. Unë asnjëherë nuk jam demoralizuar. Çdo goditje që kam marrë, jam katërfishuar në stërvitje. Mendojë se Broja duhet të marrë shembull nga Myrto Uzuni.   

Poll

Lexo gjithashtu