
Elseid Hysaj u vendos në qendër të kritikave, pas ndeshjes që Shqipëria humbi 2 me 1 përballë Italisë. Mbrojtësi i Kombëtares i hapi rrugë golit të fitores së axurrëve, ndërsa ka kërkuar ndjesë për paraqitjen e tij.
Së fundmi ka kthyer aktiv rrjetin social Instagram ku dhe reagoi. Mirlind Daku është një prej lojtarëve kuqezi që i ka dalë publikisht në mbrojtje.
Sulmuesi ka shpërndarë një foto të Hysajt në rrjetet sociale duke treguar mbështetjen. Kështu bëhet shembull dhe për të tjerët në një kohë që Hysaj ndoshta po përjeton presionin më të madh në karrierën e tij.

Poll