Gazetari sportiv Klaudio Ndreca, ka dhënë lajmin e madh, se talenti shqiptar Adri Mehmeti, në një prononcim të fundit në SHBA, ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Kombëtares.
Mesfushori 17-vjeçar konsiderohet talent botëror, ndërsa kërkohet nga Bayern Munich, PSG, Arsenal e shumë ekipe të tjera elitare në Evropë e më gjerë.
Pjesë e skuadrës së New York Red Bull në SHBA, para disa muajësh, Mehemti i shënoi gol Inter Miami para syve të Lionel Messit e Luis Suarez.
“‘Është nder të luaj për vendin që më rriti, por është krenari të luaj për vendin e gjakut tim dhe të origjinës sime’. Kjo duket se është përgjigja që ka kthyer talentin Adri Mehmeti, i cili është më afër se kurrë për t’u bashkuar me Kombëtaren tonë.
Një lajm i madh, një lajm fantastik për Shqipërinë. Teksa një prej talenteve më të mirë në SHBA, ose ndoshta talenti më i mirë në SHBA, është gati t’i bashkohet Kombëtares shqipatre”, u shpreh gazetari Ndreca.
