Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Krenari që marrim pjesë për herë të dytë", kapiteni legjendar Lorik Cana para Italisë: Forca Shqiptaria, sa më lart!

Shkruar nga NEWSPORT
"Krenari që marrim pjesë për herë të
Lorik Cana

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshja e parë e Shqipërisë në Euro 2024. Sfida e parë e kuqezinjve të Sylvinhos do të jetë më 15 qershor në orën 21:00 përballë Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Disa ditë para kësaj sfide mbështetja vjen edhe nga ish lojtarë të Kombëtares. Është Lorik Cana ai që nëpërmjet një video të shpërndarë nga FSHF-ja inkurajon djemtë kuqezi. Ndër të tjera, Cana thotë se e ka për krenari që do të mbështesë kuqezinjtë për herë të dytë në një kompeticion të tillë, edhe pse këtë herë jo nga fusha e blertë po nga shkallët e stadiumit.

“Bashkëkombasit e mi, përshëndetje! Mungojnë edhe pak kohë para një kapitulli tjetër historik të sportit dhe futbollit shqiptar, kampionati Europian 2024. Me plot krenari, elementi shqiptar do të jetë prezent për herën e dytë dhe me plot dëshirë dhe kënaqësi, unë si Lorik dhe të gjithë ish-lojtarët e ekipit Kombëtar do të jemi prezent bashkë me delegacionin, për të mbështetur ekipin tonë Kombëtar në ndeshjen e parë përballë Italisë. Forca Shqiptaria dhe sa më lart!”, janë fjalët e thëna nga ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana.

Kujtojmë që Lorik Cana është një nga lojtarët më të dashur për tifozët dhe ndër ato që ka luajtur më shumë ndeshje me fanellën kuqezi. 40-vjeçari ka luajtur plot 92 ndeshje me Shqipërinë, me të cilët ka shënuar edhe 1 gol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga