Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore, mbrojtësi kryen stërvitje veçmas grupit

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore,
Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Silvinjo dhe morën ngarkesën e plotë, ndërsa Marash Kumbulla u stërvit i veçuar për shkak të një problemi fizik.

Në bisedimet mes ekipit mjekësor të Kombëtares dhe klubit të lojtari, është rënë dakord që ai t’i nënshtrohej një trajtimi të programuar, të cilin e ka aplikuar ditën e diel dhe i është rekomanduar pushim dy-ditor.

Para seancës stërvitore të radhës, do të bëhet vlerësimi për gjendjen e lojtarit dhe do të vendoset nëse do t’I bashkohet skuadrës në stërvitje.

Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa pasdite ekipi do të udhëtojë drejt Londrës. Të enjten kuqezinjtë do të mbyllin zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, që do të luhet të premten në “Wembley Stadium”, në orën 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga