Ekipi Kombëtar U-17 do të rikthehet sërish në fushën e lojës në muajin nëntor me dy miqësore ndaj Polonisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se "Kuqezinjtë" e drejtuar nga Andrea Tedesco do të përballen me bashkëmoshatarët e Polonisë në vendin tonë.
Dy miqësoret do të luhen në Tiranë, më 15 dhe 18 nëntor në impiantin organizator “Shtëpia e Futbollit. Ndeshja e parë do të luhet më datë 15 nëntor në orën 14:00, ndërsa takimi i dytë Shqipëri – Poloni, pra me të njëjtët kundërshtarë do të luhet tre ditë më vonë dhe në orar më të hershëm si ai i orës 10:00.
Këto janë dy takime shumë të vlefshme dhe të rëndësishme për ekipin Kombëtar U-17 dhe për stafin kuqezi për të testuar sa më shumë lojtarë të rinj dhe për të ndërtuar grupin solid e rigoroz që do të përfaqësojë Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.
KALENDARI:
Shqipëri U-17– Poloni U-17, 15 nëntor, ora 14:00, “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri U-17– Poloni U-17, 18 nëntor, ora 10:00, “Shtëpia e Futbollit”