
Kombëtarja shqiptare ditën e sotme do të lërë Shqipërinë. Në stërvitjen e djeshme me grupin u bashkuan edhe Rejan Alivoda dhe Erald Maksuti, teksa Berat Gjimshiti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi munguan , por do t’i bashkohen ekipit në ditët në vijim.
Sot kuqezinjtë do të nisen drejt Austrisë, ku do të vazhdojë sërish atje me seancat stërvitore. Ekipi i drejtuar nga Sylvinho po bëhet gati për dy sfidat miqësorë që do t;i luajë para starttit të Euro 2024.
Kështu me 3 qershor do të duelojnë me Lihtenshtejnin në orën 20:00 dhe 4 ditë më pas ndaj Azerbajxhanit në orën 19:00. Të dyja sfidat do të luhet në stadiumin “Haladás Sportkomplexum” në Hungari.
Në këot dy miqësore braziliani do të ketë mundësinë të shikojë çdo detaj të futbollistëve para se të nisen drejt Gjermanisë. Ekipi do të ndezë kështu “motorët” për kampionatin europian, ku bën pjesë në grupin B së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.