Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kërkojmë kualifikimin ndaj Spanjës, bastet "shpartallojnë" Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkojmë kualifikimin ndaj Spanjës, bastet
Kombëtarja - Bastet sportive

Kombëtarja shqoiptare po përgatitet intensivisht për duelin me Spanjën. Sfida ndaj iberikëve është një nga ndeshjet më të rëndësishme të kuqezinjve në rrugëtimin e tyre në Euro 2024.

Madje “Furia e Kuqe” ka në dorë fatin e kombëtares tonë në Gjermani, me kuqezinjtë që kërkojnë fitoren ndaj spanjollëve për të kaluar na fazën tjetër të këtij turneu.  Skuadra e Luis de la Fuente ka siguruar kualifikimin për në “Play-Off” si e para e grupit B dhe në këto kushte tifozët shpresojnë që spanjollët të mos luajnë me “arsenalin” e rëndë ndaj nesh.

Diferencat sigurisht janë të mëdha, por kuqezinjtë nuk i ndal asgjë për të shpresuar dhe ëndërruar deri në fund se mund të jenë pjesë e 16-të ekipeve më të mira të Euro 2024. Të gjithë janë optimistë se ndaj Spanjën do të shkruajmë historinë, por pavarësisht dëshirës tonë bastet na “shuajnë” shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Kështu fitorja e Spanjës kuotohet me 1.4, ndërsa barazimi me 4.7. Një fitore e mundshme e Shqipërisë që do të ishte historike vlerësohet me 7.5.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga