Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

‘Kemi studiuar disa copëza nga fitorja’, Zabaleta “hap kartat” para Çekisë: Do të fokusohemi te …

Shkruar nga NEWSPORT
‘Kemi studiuar disa copëza nga fitorja’, Zabaleta “hap
Stafi teknik i kombëtares

Ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta ka zbuluar arsyen që i është besuar sulmi Indrit Tucit ndaj Republikës Çeke.

Para sfidës së “Air Albania” ai tregoi edhe mënyrën se si e kanë analizuar kundërshtarin, duke iu referuar kryesisht humbjes së Pragës.

“Tuci ka një mundësi tjetër për të qënë në fushë. Ishim të impresionuar nga performanca e tij ndaj Gjeorgjisë. Është një numër 9 dhe na ndihmon për të krijuar situata dhe shanse për gol. Mendojmë se është një zgjedhje e mirë.

Barazimi mes Çekisë e UkrainësÇdo gjë është e hapur në këtë grup dhe na shkon mirë ky rezultat. Shpresojmë që të shkojë gjithçka mirë në këtë ndeshje dhe më pas në atë të radhës. Do kërkojmë 3 pikët.

Shtatlartësia – Do të përqendrohemi shumë në rivëniet me duar dhe këndoret. Duhet të punojmë shumë mirë me mesfushorët, si edhe në shtyllën e dytë për t’i mbuluar. Do synojmë edhe ne që të fitojmë sa më shumë këndore për të qënë kërcënues për ta. Nuk jemi fokusuar te ndeshja e vitit të kaluar, sigurisht kemi shkëputur disa momente nga ndeshja e muajit të shkuar. Kanë lojtarë të ri dhe trajner të ri e për këtë fakt, jemi fokusuar te ndeshja e shkuar,” tha Zabaleta.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga