Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Jo vetëm “Play-Off”, Shqipëria vendosi të tjera rekorde në kualifikueset e Kupës së Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm “Play-Off”, Shqipëria vendosi të tjera
Shqiperia

Kombëtarja shqiptare për herë të parë në historinë e saj ka siguruar kualifikimin për në “Play-Off” të një Kupe Botë. Kuqezinjtë mbyllin kualifikueset e Botërorit në vendin e dytë, ndërsa shkruajnë historinë me kualifikimin.

Tashmë ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të ketë mundësinë të luajë t ëtjera ndeshje dhe të provojë shanset për të qenë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm. Kjo skuadër ka shkruar historinë dhe po vendos rekorde të njëpasnjëshme.

Dhe kuqezinjtë nuk u mjaftuan vetëm me “Play-Off’, në këtë kualifikuese u kujdesën të krijon edhe kujtime pozitive, ndërsa kanë vendosur rekorde të tjera. Për herë të parë kanë mundur të mbyllin kualifikueset e një turneu madhor me golavarazh pozitiv.

Në këto kualifikuese shënuan 7 gola dhe pësuan 5 të tillë, golavarazhi i tyre është +2. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe ky rekord mbahej nga skuadra e Edy Rejas, të cilët regjistruan 6 fitore me 12 gola të shënuar dhe po kaq të pësuar.

Ndërkohë një tjetër statistikë interesante është se kuqezinjtë e kanë mbyllur këtë fushatë kualfikuese vetëm me 2 humbje, ato ndaj Anglisë kryesuese. Teksa bilanci më i mirë  deri më tani ishte regjistruar në vitin e 1986 me 3 humbje.

Poll

Lexo gjithashtu