Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Jemi skuadër e mirë, kundërshtarët na marrin seriozisht", Elseid Hysaj: Futbollit nuk i dihet, sonte mund të fitonim

Shkruar nga NEWSPORT
"Jemi skuadër e mirë, kundërshtarët na marrin
Elseid Hysaj

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë nga Çekia, në sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të Nations League. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, përfundoi 2-0 në favor të çekëve. Pas kësaj sfide ka folur kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj.

“Kjo është e vetmja ndeshje që kemi bërë pak keq, pasi me Ukrainën dhe Gjeorgjinë kemi bërë mirë. Nuk kemi çfarë t’i bëjmë ne që Gjeorgjia shënon supergol. Sot ishim poshtë nivelit tonë. Por tani të gjitha skuadrat na marrin seriozisht, jemi skuadër e mirë që provojmë të fitojmë ndeshjen. Çekia sot kishte më shumë qejf se ne për ta fituar ndeshjen.

Besoj që duhet të jemi të qetë në fushë pasi sot kemi treguar shumë në fushë. Po të kishim shënuar 1-1 mund të kishim fituar ndeshjen. Kurrë nuk i dihet në futboll pasi ndryshon gjithçka në një sekond. Kemi mundësi për të bërë mirë. Nuk jam keq nga ana fizike pasi stërvitem me ekipin e Lazios, por nuk luaj ndeshjet që luajnë ata. Punoj shumë me veten time kur jam i lirë. Bëj vaprime, nuk është njësoj si ndeshja, por bëj më të mirën në Kombëtare.

Si të dalim nga kjo situatë? Me Gjeorgjinë përfundoi 1-0 ndeshja dhe nuk kemi qenë aq të lodhur në mbrojtje. Ne nuk i shfrytëzuam mirë rastet tona. Por kësaj Shqipëria i duhet entuziasti siç ishte para Europianit, pasi na mbështesnin shumë veta. Duhet ta marrim me shumë pozitivitet, pasi kalojnë vitet dhe do të na mungojë kjo pjesë”, tha Hysaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga