
Shqipëria kalon me sukses testin e parë miqësor. Kuqezinjtë mposhtën Lihtenshtejnin në Hungari me rezultatin e pastër 3-0.
Pas ndeshjes foli Jasir Asani. Autori i golit të dytë u shpreh koshient për vështirësitë në Gjermani, teksa tha se do japin maksimumin si grup.
"Me thënë të drejtën kam luajtur disa vite në Hungari dhe jam ndjerë shumë mirë. Klubi nuk më ndihmoi, por gjithsesi me ndihmën e stafit dhe lojtarëve më kanë ndihmuar shumë dhe pse nuk kam pasur minuta shumë të klubi im. Kam bërë stërvitje çdo ditë që të jem gati.
Çdo ndeshje është pak e vështirë normal, si miqësore dhe kualifikuese. Duhet të japim maksimumin për këtë fanellë, fitorja në miqësore na jep vetëbesim që të shkojmë në Gjermani me mentalitet fituesi.
Thjesht unë bëj punën, pavarësisht do jem unë, Bajrami, kush e merr përsipër të bëjë golin dhe të fitojmë ndeshjen. Jemi një familje, çdo lojtar ka dëshirë të shënojë dhe të marrim 3 pikët. Na pret rrugëtim i madh në Gjermani, do jetë e vështirë me 3 kombëtare shumë të forta. Besoj do bëjmë gjëra të mira.
Çdo ndeshje është për të marr vetëbesimin se na pret ndeshje e madhe kundër Italisë. Vendos stafi atje kush do jetë në fushë, po do jemi 1. Do japim shpirtin për fitore", u shpreh Asani.