Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Jam i kënaqur me shortin”, Sylvinho: Kemi bërë një rrugëtim të mirë, duhet të përgatitemi për marsin

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam i kënaqur me shortin”, Sylvinho: Kemi bërë
Sylvinho

Kurioziteti për të ditur cili do të ishte rivali ynë në “Play-Off” mori fund mesditën e sotme. Në shortin e hedhur në Zyrih, goglat na vendosën përballë me Poloninë, një kundërshtar mjaft i njohur për Kombëtaren shqiptare.

Sapo goglat vendosën për “fatet” e Shqipërisë, Sylvinho ishte mjaft i kënaqur me shortin. Braziliani për “TV Klan” theksoi se kjo sfidë duhet të përgatitet mirë dhe të luajnë një 90 minutësh të jashtëzakonshëm.

“I kënaqur? Sigurisht, si të gjithë këtu. Jemi të kënaqur. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, e merituar pjesëmarrja. Tani luhet. Të gjithë duhet të luajnë në 90 minuta. Në mars mund të ndodhë çdo gjë. Duhet përgatitur mirë gara. Ata na njohin mirë, edhe ne i njohim mirë ata. Para 3-4 vitesh kemi bërë disa ndeshje ndaj tyre.

Debutimi me humbje te Shqipëria përballë Polonisë? Ajo është një kohë tjetër, flasim për vitin 2023. Futbolli ecën shpejt. Ata kanë ndryshuar gjithçka,  lojtarët dhe trajneri. Ka ndryshuar gjithçka. Pastaj edhe skuadra jonë ka ndyshuar shumë. Kjo lojë do shkojmë, do përgatitet gjithçka mirë. Është e vërtetë. Po vazhdojmë një rrugëtim aty dhe nuk është një humbje edhe kjo që kemi bërë”, ka përfunduar timonieri i kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu