Jasir Asani - Armando Broja
I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri ka analizuar ekipin kuqezi. Në fjalët e tij, shihet qartë që ish-qendërmbrojtësi s’është i kënaqur me Armando Brojën.
Curri thotë se Kombëtarja ka qenë shumë më mirë kur në krahun e djathtë luante Jasir Asanin. Tani, sipas tij, Broja duhet të luajë në qendrën e sulmit për të dhënë më shumë.
“Në krahun e djathtë me Asanin kemi qenë më mirë. Tani me Brojën, s’kemi bërë aq mirë, ai luan më mirë si sulmues kryesor. Shpresoj që të gjendet një zgjidhje në ndeshjet e ardhshme”, tha Debatik Curri.
Poll
