Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

IRONIA E FATIT/ Mbrëmë bënë ‘tifo’ për Spanjën, të hënën kërkojmë kualifikimin përballë tyre

Shkruar nga NEWSPORT
IRONIA E FATIT/ Mbrëmë bënë ‘tifo’ për
Fotomontazh/ Spanje - Shqiperi

Spanja dhe Italia mbrëmjen e djeshme u përballën mes tyre për vendin e parë në grupin B. Sfidë kjo që fatmirësisht përfundoi në favorin e spanjollëve, me këto të fundit që fituan 1-0 ndaj “Axurrëve”.

Një duel ky që u ndjek me shumë interes edhe nga kombëtarja shqiptare. Kuqezinjtë panë këtë sfidë për të analizuar kështu kundërshtarin e tyre të radhës që do të jetë pikërisht Spanja.

Ironia e vetit bëri që Sylvinho, lojtarët dhe të gjithë tifozët të bëjnë tifo për Spanjën ndaj Italinë, në mënyrë që në duelin direkt mes tyre që do të luhet ditën e hënë, spanjollët të kishin siguruar kualifikimin dhe të luanin pa presion ndaj nesh.

Kjo pasi siç jemi mësuar, një trajner pasi siguron kualifikimin për në fazën tjetër është i prirur të lërë pushim një pjesë të mirë të titullarëve, për t’i ruajtur ato për fazën tjetër. Kështu pritet të ndodhë edhe me spanjollët dhe kjo motivon lojtarët shqiptarë të luajnë gjithçka për gjithçka dhe të tentojnë fitoren për të siguruar kualifikimin, teksa edhe vendi i dytë është ende në lojë.

Aktualisht Spanja udhëheq grupin B me 6 pikë, me 3 pikë ndodhet Italia, me nga 1 pikë janë Shqipëria dhe Kroacia. Në ndeshjen e 3-të të grupit B, Shqipëria sfidon Spanjën, ndërsa Kroacia dhe Italia përplasen mes tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga