Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

INTERVISTA/ “Fitorja vendimtare për të shkuar të Kupën e Botës”, Klodian Duro para Letonisë: Kualifikimi ëndërr e të gjithëve, Sylvinhos i them…

Shkruar nga Floridona Ademaj
INTERVISTA/ “Fitorja vendimtare për të shkuar të Kupën
Fotomontazh/ Kombëtarja shqiptare - Klodian Duro

Një nga ndeshjet më delikate për Kombëtaren është ajo ndaj Letonisë. Duel që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45 ditën e nesërme.

Përballje që ëshë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe është shumë e rëndësishme për rrugëtimn e kuqezinjve për në Botëror. Në prag të kësaj sfide në një intervistë për “NEWSPORT.al” ka folur Klodian Duro.

Ish-futbollisti i kuqezinjve shprehet i bindur se Kombëtarja do të fitojë , pasi është e vetmja mënyrë për të mbajtur “gjallë” shpresën për të arritur kualifikimin. Ndër të tjera nënvizon se tifozët duhet të bëhen të gjithë bashkë për të mbështetur ekipin në një duel kaq delikat, ndërsa shpreson që Sylvinho të hedhë në fushë një ekip sulmues që të shënohen gola dhe të jetë një ndeshje spektakolare.

-Asnjë fitore ndaj Letonisë, mendoni se ka ardhur momenti për 3 pikët e para ndaj tyre?

Po mendoj që është koha dhe momenti i duhur që Shqipëria të fitojë ndaj Letonisë dhe të marrë pikët e plota. Pikë që do të jenë të rëndësishme dhe vendimtare për vazhdimësinë e ndeshjeve të tjera.

-Sa vendimtare e shihni këtë përballje për kuqezinjtë?

Është një ndeshje që duhet fituar, sepse me fitoren do të jemi akoma me më shumë besim për sfidat e tjera. Aq më tepër që nap ret një tjetër ndeshje vendimtare siç është me Serbinë në Serbi.

-Jemi 2 pikë pas Serbisë dhe këto të fundit kanë një ndeshje më pak se ne, a mendoni se mund t’i lejmë pas?

Fillimisht duhet të fitojmë këtë ndeshje, e cila nuk do të jetë e lehtë me Letoninë. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të fituar kundër Letonisë dhe pas fitores duhet të fillojmë të mendojmë seriozisht për përballjen direkte me Serbinë. Duhet të japim maksimumin për të fituar në Serbi, fitore që mund të hapë pastaj plotësisht rrugët tona drejt një kualifikimi historik për në Botëror.

-Çfarë do t’i këshillonit Sylvinhos për këtë përballje?

Normalisht se Sylvinho është trajner dhe përgatit gjithçka. Ai përgatit ndeshjen dhe futbollistët dhe s’më ngelet gjë mua për ta këshilluar. Por dëshira ime është të shikoj një ekip të mirëvendosur në fushë dhe shumë sulmues që të shënojë gola dhe të japë spektakël për të gjithë tifozët që do të jenë në shkallët e stadiumit.

-Daku, Broja, Shpendi apo Uzuni, ndaj Letonisë, kujt duhet t’ia besojmë sulmin?

Mendoj dhe besoj se kemi të gjithë sulmuesit e duhur për të luajtur nga fillimi dhe gjatë ndeshjes. Sulmues që e njohin golin dhe portën, do t’i ngelet trajnerit për të vendosur nga fillimi dhe si zëvendësues. Cilido që të luajë jam i bindur se do të dalë para portës dhe do të shënojë dhe të jetë vendimtar për ekipin për 3 pikët dhe fitoren.

-Si një ish, cila janë emocionet e tua për këtë përballje?

Sigurisht që sa herë vij në stadium dhe ulem për të parë Komnbëtaren, emocionet janë të pranishme. Kam luajtur për një kohë të gjatë dhe e di se çfarë do të thotë të jesh në fushë dhe të luash për ekipin Kombëtar. Koha bën të vetën, duke e parë nga shkallët e stadiumit, por edhe si trajner, emocionet janë, por janë në mënyra të ndryshme. Sigurisht që gjithmonë emocionohem dhe e ndjek me kënaqësi.

-Sa del ndeshja?

Nuk mund të bëj një parashikim. Mendoj dhe uroj që Shqipëria të bëjë një ndeshje të mirë dhe të fitojë përballjen me Letoninë.

-Kush do të shënojë në “Air Albania”?

Mendoj që do të shënojnë ata që do të kërkojnë portën. Ata që do të gjuajnë për të shënuar. Mendoj, ndoshta Broja, Daku apo ndonjë nga mesfushorët si Asllani dhe Laçi do të jenë më afër portës. Ndoshta mes tyre do të jetë dikush që do të shënojë edhe gola.

-Një mesazh për tifozët?

Mesazhi im për tifozët do të jetë që të jenë gjthmonë në shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin Kombëtar. Të gjithë të bashkuar që Shqipëria të fitojë ndeshjen dhe të hedhë një hap shumë të rëndësishëm për ndeshjet e ardhshme dhe për një kualifikim për në Botëror, e cila është ëndrra e të gjithë shqiptarëve. 

Poll

Lexo gjithashtu