
Kombëtarja shqiptare e nisi rrugëtimin e kualifikueseve të Kupës së Botës me disfatë, duke u mposhtur me shifrat 2-0 ndaj Anglisë. Në 11-shen titullare të Sylvinhos në “Ëembley”, startoi Naser Aliji në krahun e majtë të mbrojtjes.
Anësori i Dinamos ka reaguar pak më parë rreth ndeshjes së mbrëmshme dhe asaj të radhës në Tiranë ndaj Andorrës.
“Përballë një kundërshtari të vështirë dhe të fortë si Anglia, nuk ia dolëm.
Kthehemi me fokusin e plot tek ndeshja kundër Andorrës me të vetmin qëllim, fitoren.
Forca Shqipëri!”, shkruan Naser Aliji.
Rikujtojmë se mbrojtësi 31-vjeçar i Dinamos është i vetmi lojtar i grumbulluar nga Superiorja e Shqipërisë. Ndeshja e radhës e kuqezinjve është të hënën në mbrëmje ndaj Andorrës.
View this post on Instagram