Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

I shpallur “non-grata” në Serbi, gazetari shqiptar i “pamëshirshëm” ndaj Armando Brojës: Para egos së tij, duhet të vendosë Kombëtaren e atdheun

Shkruar nga NEWSPORT
I shpallur “non-grata” në Serbi, gazetari shqiptar i
Armando Broja pas fitores me Andorren

Arlind Sadiku si një nga gezetarët sportivë më popullor në Kosovë e Shqipëri ka reaguar për sulmuesin e Kombëtares Armando Broja. Anësori 24-vjeçar nuk ishte në gjendje të tregonte asgjë kundër Andorrës, i vlerësuar sipas “SofaScore” me notën 6.6.

Arlind Sadiku në postimin e fundit në rrjetet sociale është treguar i “pamëshirshëm” ndaj Brojës, aq sa e ka quajtur “egoist”: “Armando Broja para egos së tij duhet ta vendos ekipin, kombëtaren e atdheun.

Fitojmë bashkë, humbim bashkë, festojmë bashkë!” Sulmuesi shqiptar do të ketë shansin ti jap “përgjigje” e duhur kritikave në ndeshjen ndaj Anglisë, rikthimin te golin dhe protagonizmin në ekip.

Për informacion, gazetari i mësipërm ka “urdhër arresti”, nëse shkel në territorin serb, teksa e ka zanafillën prej “shqiponjës” që bëri gjatë Kampionatit Europian në 2024.     

Poll

Lexo gjithashtu