Sylvinho po bën një punë të jashtëzakonshme si trajner i Shqipërisë. Pas kualifikimit në “EURO 2024”, Kombëtarja është shumë pranë historisë, sigurimin e “biletës” për në “Botërorin 2026”, diçka e padëgjuar për përfaqësuesen tonë.
Brazilianit i skadonë kontrata në fund të dhjetorit të këtij viti, ndërsa e ka cekur tërthorazi, teksa foli për mediat para ndeshjes me Anglinë:
“Nuk kam menduar kurrë që do bëhesha trajner. Gjithashtu si fillim ishe e mrekullueshme, në 2009 te Manchester City, Mancini më tha ‘Silvio, eja këtu, a do të bëhesh pjesëtar i stafit vitin tjetër?’
Ndoshta pa diçka te unë. Një vit më vonë nisa të punoja në stafin e Brazilit. E pëlqej, është pasion, por duhet të jem i sinqertë, një nga punët më të vështira në botë. Mundohesh të bësh diçka mirë, nëse fiton është mirë, nëse jo, nuk je një trajner i mirë, ndaj është shumë e vështirë.
Ka shumë trysni, por e dua, më pëlqen, po e shijoj. Të jem i sinqertë, të luash futboll është e pabesueshme, por po mendon vetëm për veten. Tani duhet të mendoj për 11 apo 25 lojtarë, ndaj është shumë e vështirë të lidh të gjithë. E dashuroj, është pasion, është pjesë e jetës, por mendoj se do ta bëj edhe për 10 vite”.
