Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Heroi i Tbilisit, Kristjan Asllani: Sylvinho na bërtiti, fitorja na jep shans për sfidat e nëntorit

Shkruar nga NEWSPORT
Heroi i Tbilisit, Kristjan Asllani: Sylvinho na bërtiti, fitorja na jep
Kristjan Asllani

Heroi kuqezi në Tbilisi, Kristjan Asllani tregoi formulën që e dërgoi kombëtaren shqiptare për të marrë 3 pikët ndaj Gjeorgjisë.

Për mediat, mesfushori pranoi se kjo fitore e ndihmon skuadrën për të shpresuar fitimin e grupit në Divizionin B.

Ka ndryshuar që sot kemi qënë ekip më kompakt. I kemi lënë të gjitha në fushë, shpirtin zemrën. E dinim se luajnë një futboll shumë të mirë. Me Çekinë pësuam shpejt dhe na penalizoi. Nga sot e tutje do të mbrohemi kështu, trajnerët, pankina, tifozët. Donim tre pikë dhe ia dolëm. Ky është futbolli. Rastet humben. Mirë që shënuam atë gol dhe është e vështirë kundër këtyre lojtarëve. Sylvinho na ka bërtitur dhe në fund ia dolëm. Rëndësi ka të shënoj gola, luaj më përpara dhe duhet të jem më aktiv në fazën sulmuese, të shënoj dhe të dhuroj asiste. Ndikon kjo fitore pasi do të ishte shumë e vështirë për të menduar për dy ndeshjet e nëntorit. Shpresojmë tek një rezultat pozitiv. Jam një lojtar që kur shoh portën kam qejf të godas portën. E rëndësishme që të fitojmë. Në fund të gjithë lojtarët ishin përtokë, u lodhëm shumë. Falenderojmë tifozët dhe shkojmë përpara” tha autori i golit të vetëm të sfidës, Kristjan Asllani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga