Trajneri i Serbisë ka foluir pas shortit të Serbisë në të njëjtin grup me Shqipërinë. Për Dragan Stojkovic është një grup sfidues. Synimi sipas teknikut serb është që kombëtarja nga Beogradi të kualifikohet në Botërorin e ardhshsëm.
Sa i takon sfidës me Kombëtaren Shqiptare, Stojkovic vlerëson kuqezinjtë dhe çuditërisht i pëlqen të laujë në Tiranë duke e mbiquajtur të bukur stadiumin tonë Kombëtar.
"Mendoj se është e vetëkuptueshme. Seriozitet dhe profesionalizëm maksimal duhet. Në planin fizik0-taktik dhe psikologjik përgatitja duhet të jetë në nivelin më të lartë, por jo vetëm në ndeshjen me Anglinë, por edhe në duelet me Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën.
Për të shkuar në Kupën e Botës, duhet të fitosh. Synimi dhe prioriteti ynë numër një është vendosja në SHBA, Kanada dhe Meksikë dhe do të bëjmë çmos që të jemi pjesëmarrës në rishikimin final të futbollit botëror në verën e vitit 2026.
Një grup shumë sfidues. Shqiptarët kanë treguar përmirësim në lojën e tyre së fundmi dhe sigurisht që do të jenë një kundërshtar i vështirë.
Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë në stadiumin e bukur ku u luajt edhe finalja e Konferencës së Ligës. Jam i vetëdijshëm se dy duelet do të jenë interesante për disa arsye të tjera.
Për sa na përket neve, nuk vihet në dyshim asgjë që nuk ka lidhje me futbollin. Ekskluzivisht një histori sportive, një sfidë e madhe dhe një mundësi për dy paraqitje cilësore futbollistike.", u shpreh trajneri i kombëtares së Serbisë.