Gezim Sinemati
Pak minuta më parë u publikua edhe formacioni zyrtar i Shqipërisë, me të cilin Sylvinho ka vendosur të luajë ndaj Andorrës. Përballje kjo që starton në orën 20:45 dhe që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës.
Analisti i njohur, Gëzim Sinemati ka analizuar zgjedhjet e brazilianit. Sipas Sinamatit është pozitive që Arbër Hoxha e nis si titullarë, pasi i jep gjallëri lojës së skuadrës.
“Lajm i mirë që Hoxha starton, jep gjallëri dhe kam shumë qejf ta shoh sonte. Mund të vijnë plot lojtarë të rinj dhe të luajnë. Sot fillon rruga për Botëror”, ka theksuar ai.
Poll
