Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Frymë e re në Kombëtare, por janë të rinj që japin gjithçka në fushë”, Berat Gjimshiti para Anglisë: Ekip i fortë, lojtarët ja shohim çdo fundjavë në televizor

Shkruar nga NEWSPORT
“Frymë e re në Kombëtare, por janë të rinj
Berat Gjimshiti

Kombëtarja shqiptare do të përballet të premten e 21 marsit me Anglinë në transfertë, për të luajtur ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, nis në orën 20:45. Në prag të këtij dueli ka folur i kuqezinjve, Berat Gjimshit.

Çfarë atmosfere gjeni pas mungesës suaj në Kombëtare?

Kam gjetur një atmosferë shumë të mirë, frymë të re pasi janë disa lojtarë talente të rinj që përmirësojnë ekipin. Kam parë në këto stërvitje që të gjithë japin gjithçka në fushë për të arritur diçka që se kemi bërë kurrë.

Botërori?

Ëndrrat thonë që realizohen. Më herët nuk kanë menduar që Shqipëria do kualifikohej dy herë në Europian. Unë nuk fshihem, s’kam pse themi se jemi ekip më i vogël se Anglia. Të japim gjithçka në fushë dhe nëse marrim rezultat të suksesshëm, do të ishte akoma më mirë.

Sa e vlerësoni këtë ndeshje sipas forcës së kundërshtarit, si mund të paraqitet skuadra për ta përballuar një ekip si Anglia?

Forca e tyre dihet, por s’duhet të flasim për lojtarët e tyre individualisht, i shohim çdo fundjavë në televizor. Trajneri na ka thënë çfarë duhet të bëjmë në fushë dhe ekipi është gati të bëjë gjithçka. Kanë qenë pak ditë për ta përgatitur, por për kaq kohë jemi përgatitur shumë mirë.

Mund të keni barrrën kryesore, besoni se do ia dilni?

Siç e thashë, individualisht s’duhet të flasim shumë. Ekipi ka një punë të vështirë, jo vetëm Gjimshiti. Si ekip duhet të ndalim sa më shumë ndalim sulmin e Anglisë, që është një sulm botëror. S’do jenë duele individuale, por skuadras. Nëse përballojmë mirë, do jetë e vështirë.

Përballë Jude Bellingham, ke luajtur më herët ndaj tij…

Është një lojtar fantastik, besoj se shumë rrallë ka talente si ai dhe të tjerët. Është një talent ndër më të mirët në botë, por besoj mund të arrijë kulmin të jetë futbollisti më i mirë në botë në atë çfarë kam parë në ndeshjet me të.

Duke marrë parasysh që Anglia është favorite, por ti si një lojtar i Atalantës, sa beson se mund ta përballojë Shqipëria?

Anglia jo vetëm kundër nesh, por edhe në botëror dhe Europian është i favorizuar për ta fituar. Por Anglia nuk do të na nënvlerësojë, kanë respektin dhe e dinë që kemi bërë gjëra të mira si Kombëtare. Ata janë profesionistë si ne, në futboll nuk i dihet kurrë.

Pas performancës nga Europiani përballë ekipeve të forta, çfarë mund të sillni në një ndeshje si kjo?

Unë besoj se nuk jemi përballur keq, kemi bërë një Europian të mirë. Kemi pasur kundërshtarë shumë të fortë, të një niveli botëror, si Anglia nesër. Ajo që duhet të kemi është përqendrimi, pasi po të shohim ndeshjet në Europian, si Itali dhe Kroacia kemi pësuar gola brenda 5 minutave. Është gjëja më e rëndësishme përqendrimi, sidomos me kundërshtarë të këtij niveli, sepse të bëjnë dëm shumë shpejt.

Si e shihni këtë grup, shanset e Shqipërisë?

Unë besoj që është herët të flasim për shanset, por me kalimin e kohës këtij rrugëtimi, pas 4 ndeshjes mund ta caktosh më mirë. Por siç e thashë më herët, nuk futemi në fushë me mendimin për të mos u kualifikuar. E rëndësishme të japim gjithçka në fushë dhe me kalimin e kohës rritesh si ekip. Do shihet pas 4 ndeshjesh qëllimi ynë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga