FIFA ditën e sotme ka bërë publike edhe renditjen e skuadrave pas ndeshjeve të fundit në Nations League. Kombëtarja shqiptare fatkeqësisht mori vetëm 1 pikë në 2 ndeshjet e zhvilluara për këtë muaj, ku barazuan me Çekinë dhe humbën me Ukrainën.
Kjo ka vërë që kuqezinjtë të mos lëvizin nga pozicioni i tyre, teksa edhe pas sfidave të Nations League mbajmë vendin e 65-të në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Ndërkohë rritje ka bërë Kosva.
“Dardanët” pas fitores me Lituaninë dhe humbjes në tavolinë me Rumaninë ngjitet me 2 pozicione. Një arritje e madhe për Kosovën që për herë të parë bëhet pjesë e “top-100” më të mirav. Saktësisht Kosova mban vendin e 99-të në klasifikim, duke lënë pas emra të rëndësishëm.
Ndërkohë nga ana tjetër vazhdon të kryesojë Argjentina, e cila ndiqet nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili. “Top-10”-shja plotësohet nga Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania.