Në konferencën për shtyp trajneri i Kombëtares, Sylvinho përveç analizoi listën e të grumbuluarve, foli edhe për duelin e radhës me Çekinë. Braziliani theksoi se çekët janë një rival i vështirë, por ekipi nuk ka në plan të dorëzohet dhe në fushë do të luajë “all-in” për firoren.
Ndër të tjera 50-vjeçari ka theksuar se gjithmonë kur kuqezinjtë luajnë në shtëpi stadiumi është “full” dhe kjo është një “armë” plus për ekipin në këto dy sfidat e fundit.
“Çekia dhe përballjet direkte, keni ndryshuar taktikisht? Po ua ribëj pyetjen unë, a ka qenë për Çekinë e lehtë kundër nesh? Jo nuk ka qenë e lehtë. Çekia është shumë e fortë që lojtarët luajnë në kampionate të forta. Të gjithë tashmë e dinë se ku luajnë Bajrami, askush nuk e njihte Mitajn.
Bajrami shënoi në gol të bukur dhe është shumë e rëndësishme për futbollistët që rivalët na shikojnë ne të vështirë. Ne duhet të luajmë mirë për të përballuar këtë sfidë. Gjithmonë më pyesin se ku i kam gjetur lojtarët. Nuk mund të them se do të shkojmë në “Wmbley” për të mposhtur Anglinë. Kujtoj fitoren 3-0 me Çekinë në Shqipëri dhe kjo nuk ishte rastësi.
Stadiumi plot në të dyja ndeshjet. Motivim për të marrë dy fitoret? Ne jemi duke u rritur si ekip. Doja t’u pyes se sa herë ka qenë stadiumi full këto kohë. Në ndeshjen e fundit mua më duket se hyjnë më shumë se 22 mijë tifozë (qesh). Është avantazh i vogël që këto sfida luajmë në shtëpi dhe mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme. Do të japim 100% tonë në këto 2 sfida.
A keni një plan B nëse skuadra hy në kaos? Rikujtojmë se ne përmbysëm sfidën me Ukrainën. Sa ndeshje keni parë që të përmbyset rezultati. Në momentin që ti pëson një gol është e vështirë për të kthyer ndeshjen.
Kristjan Asllani nuk ka shfaqur më shumë se 50% të tij. Problem që luan te Interi apo ka karakteer të vështirë dhe ende nuk ka nxjerrë më të mirën e tij? Asllani luan 90 minuta me ne dhe ka shënuar 2 gola. Nuk mendoj se jep 50%, pasi ai jep më shumë, ka zhvilluar një europian të mirë me ne dhe sigurisht që ka mundësi të rritet”, ka përfunduar braziliani.