Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Fatkeqësisht nuk mund t’i bashkohem Kombëtares", humbje e madhe para Serbisë, Sylvinhos i duhet të bëjë pa yllin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
“Fatkeqësisht nuk mund t’i bashkohem Kombëtares",
Kombëtarja

Adrion Pajaziti do të jetë një nga mungesat e rëndësishme të Shqipërisë në duelin përballë Serbisë. Pavarësisht se emri i tij ishte në listën e “gatuar” nga Sylvinho, problemet fizike kanë detyruar mesfushorin të mos grumbullohet me ekipin kuqezi.

Ndërkohë, është vetë futbollisti i Hajduk Split, i cili ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me këtë situatë.

“Fatkeqësisht për shkak të një dëmtimi që më ka shqetësuar prej javësh, nuk kam mundur t’i bashkohem Kombëtares. U uroj djemve gjithë të mirat”, shkruan mesfushori Pajaziti në “Instagram”.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë më 11 tetor në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Leskovacit, nis në orën 21:00

“Fatkeqësisht nuk mund t’i bashkohem Kombëtares",
Reagimi i Adrion Pajazitit

 

Poll

Lexo gjithashtu