Amir Abrashi ishte pjesë e Kombëtares shqiptare për herë të dytë në një Europian. Përfaqësuesja shqiptare nuk ia doli në “Grupin e Ferrit”, por duke e mbyllur me kokën lart pas performancave pozitive me Kroacinë dhe Spanjën.
Abrashi e ka mbyllur këtë eksperiencë me një postim në rrjetet sociale. Mesfushori kuqezi poston fjalë zemre, teksa falenderon tifozët.
“Përfundon një aventurë e jashtëzakonshme në Euro 2024. Për mua si futbollist të jem në dy evropiane me Shqipërinë është kulmi i karrierës dhe gjithmonë kam qenë i gatshëm për Kombëtaren, sa herë që atdheu ka nevojë për mua. Shqipëria i tregoj të gjithëve se ka të ardhme të ndritshme, tifozët tanë i treguan gjithë botës se janë më të mirët. Faleminderit për përkrahjen masive, forca Shqipëri”, shkruan Abrashi.