Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Çekia ‘pre’ e preferuar, YLLI kuqezi feston ditëlindjen 24 orë para sfidës vendimtare (STATISTIKA MBRESELENESE)

Shkruar nga NEWSPORT
Çekia ‘pre’ e preferuar, YLLI kuqezi feston ditëlindjen
Kombetarja shqiptare

Republika Çeke ka qënë kundërshtari më i shpeshtë për kombëtaren shqiptare në vitet e fundit.

Një rival që shpesh na ka sjell fat, ku mund të përmendim faktin që përballë tyre arritën të garantonim edhe biletën e kualifikimit për në Euro2024. Të shtunën e 16 nëntorit, kuqezinjtë do i kenë përballë për herë të 10-të në histori. Në organikë pritet të jetë edhe Taulant Seferi.

Sulmuesi e ka shndërruar në pre të preferuar Çekinë, pasi në 4 ndeshjet me ta ka shënuar plot 2 herë. Seferi është futbollisti i Kombëtares që ka luajtur dhe ka shënuar më shumë gola kundër Çekisë. Statistikë tepër interesante, që mund ta shtyjë Sylvinhon për t’i besuar 27-vjeçarit një rol si protagonist.

Për më tepër ajo do ishte edhe si dhuratë, pasi vetëm 24 orë para sfidës, Seferi do festojë ditëlindjen e tij të 28-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga