Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Edhe pak do të operohem”, sulmuesi i kombëtares mesazh Sylvinhos përpara kualifikueseve

Shkruar nga NEWSPORT
“Edhe pak do të operohem”, sulmuesi i kombëtares mesazh
Taulant Seferi, Mirlind Daku

Mirlind Daku spikati ditën e djeshme në supersfidën mes Rubin Kazanit dhe Spartakut të Moskës që përfundoi me shifrat 2-1. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi dy golat vendimtar për vendasit në këtë takim në një hark kohor prej 20 minutash.

Në prag të sfidave kualifikuese të kombëtares kuqezi, Daku duket se i ka prerë përfundimisht shpresat për t’u grumbulluar me Shqipërinë. 27-vjeçari kuqezi me shumë gjasa nuk do të jetë nën urdhrat e Sylvinhos për sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Një inflamacion në pjesën e fundit të barkut duket se do ta pengojë Dakun për të qenë pjesë e Kombëtares. Në një intervistë për “Klan Kosova”, sulmuesi i Rubin Kazan ka shtuar se edne nuk është vendosur se kur do të bëjë këtë ndërhyrje.

I lodhur nga ndeshja? “Nga lodhja, edhe kohëve të fundit që prej ndeshjeve të tetorit me Kombëtaren po ballafaqohem me një lëndim timin, siç duket edhe pak ndeshje edhe duhet t’i nënshtrohem një operacioni.

Për herë të parë po e them, po shtyhem përmes injeksioneve. Bëhet fjalë për një inflamacion te pjesa e fundit të barkut. Ka ardhur për shkak të ngarkesave. Sot sidomos e kam marrë lajmin, para ndeshjes prej doktorit që janë habitur edhe doktorët që jam konsultuar, se si mund të vazhdoj të luaj.

Bisedë me Silvinjon? Që prej tetorit janë në dijeni që po luaj me injeksione, edhe tani janë në dijeni. Të shohim si po ia bëjmë. Problemi është se nuk e di a do i nënshtrohem tani apo pas Kombëtares”, u shpreh Daku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga