
Shqiptarët janë me laps e letër në dorë duke bërë llogaritë për çdo skenar të mundshëm që mund të kualifikojë Shqipërinë në fazën tjetër të Euro 2024. Kuqezinjtë kanë një ‘finale’ me Spanjën ku llogaria më e thjeshtë është ajo e fitores e cila na dërgon në fazën 1/16-ave, qoftë si vendi i dytë qoftë mes të 3-tave më të mira.
Por, edhe barazimi mund të rezultojë historik për Shqipërinë. Skenaret janë më të vështira, por gjithsesi mbetet mundësi reale. Për të arritur këtë, duhet që të dalin 2 nga 3 skenaret më poshtë:
1. Skocia barazon me Hungarinë në grupin A.
2. Anglia e mposht Slloveninë minimalisht 1:0 ose me dy gola e më shumë dhe Danimarka fiton ndaj Serbisë, ose Serbia e mposht Danimarkën me dy gola epërsi në grupin C. Edhe barazimi mes Danimarkës dhe Serbisë na konvenon, nëse Serbia ka më pak gola të shënuar se Shqipëria.
3. Turqia mposht Çekinë ose barazon dhe Çekia përfundon grupin me më pak gola të shënuar se Shqipëria dhe Portugalia e mposht ose barazon me Gjeorgjinë në grupin F.