
Shqipëri - Gjeorgji
Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në “Air Albania”, do të startojë në orën 20:45.
Një ndeshje në të cilën Gjeorgjia duket paksa më e favorizuar, kjo edhe falë së shkuarës. Shqipëria është përballur 15 herë me gjeorgjianët, por statistikat nuk janë në favor të kuqezinjve.
Në këto 15 ndeshje, plot 8 janë fituar nga Gjeorgjia. Në barazim kanë përfunduar 4 ndeshje të tjera, ndërsa vetëm 3 janë fituar nga tanët. Pra, ‘djemtë’ e Sylvinhos nuk do të zbresin në fushë vetëm për 3 pikët, por edhe për të përmirësuar statistikat.
Poll