
Ilustrim/ Sylvinh - Artan Jazxhi & Tedi Cara
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Serbinë. Kuqezinjtë janë të fokusuara plotësisht, në prag të këtij dueli delikat.
Ndërkohë që këto ditë në stërvitje janë bashkuar edhe lojtarë jashtë listës. Disa ditë më parë ishte Andi Janjeva i Partizanit, ndërsa ditën e sotme një tjetër futbollist i Superiores u bë pjesë e stërvitjes.
Mbrojtësi i Teutës, Artan Jazxhi, u bashkua ditën e sotme me Kombëtaren kuqezi, por sigurisht vetëm për stërvitje. Duket se Sylvinho, po fillon të pëlqejë çdo ditë e më shumë lojtarët e Superiores, madje duke u dhënë mundësi.
Poll