Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Duhet të distancohemi emocionalisht kundër Serbisë”, Hamdi Salihi: Fitojmë me shifrat e pastra

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të distancohemi emocionalisht kundër Serbisë”,
Hamdi Salihi

Kombëtarja e Shqipërisë zbret në fushë e lojës në datën 7 qershor, kur do të përballet me Serbinë në “Arenën Kombëtare”. Në prag të këtij ballafaqimi ka folur edhe ish-i i përfaqësueses kuqezi në “News 24”, fjala është për Hamdi Salihi. Ish-sulmuesi shkodranë ka analizuar këtë ndeshje në dimensione të ndryshme, teksa ka dhënë edhe parashikimin finale se da do të përfundojë dueli i shumëpritur:

“Të them të drejtën, ia kam pak frikën, sepse historia e popullit shqiptar me Serbinë nuk ka kujtime të mira. Kur vjen puna te ndeshja me Serbinë, ka ndikime emocionale edhe nga njerëz që nuk kanë lidhje me futbollin. Ato nuk e dinë sa i prish punë futbollit. Kemi një të kaluar të tillë, shpresoj të mos ndodhë asgjë e keqe. Pak a shumë jemi në të njëjtën situatë, edhe atëherë kishim marrë besim për shkak të disa rezultateve pozitive si ato ndaj Portugalisë dhe Danimarkës.

Ekipi jonë është rritur, formuar, në çdo kompeticion futemi me besimin se mund të kualifikohemi. Është e vërtetë. Unë jam me një shprehje, ajo që po sillet rreth ekipit kombëtar, rëndësia e eventit, nuk e fsheh dot. E vetmja që trajneri apo lojtarët mund të bëjnë, duhet të përgatiten për t’u përballur me këtë presion. Secili nga lojtarët ka historinë e vet.

Ekipi jonë ka arritur pjekurinë e duhur. E dimë që të gjithë filozofinë e Sylvinhos, ekipi kombëtar ka një bosht kryesor lojtarësh, pastaj lëvizjet janë 3-4. Mua më pëlqen kjo gjë, pasi krijon stabilitet. Dikush mbetet jashtë, dikush ftohet, këto janë zgjedhje të trajnerit. Ndeshja duhet të studiohet shumë mirë, është shumë komplekse.

Zgjedhja e lojtarit për të luajtur në sulm varet edhe nga lloji i mesfushorit që do luajë. Kushdo që luan në sulm, le të shënojë. Daku, nëse luan, është më i përfshirë emocionalisht. Le të jetë më i kontrolluar, le të jetë ai lojtari që duhet në fushë. Ai po realizon me klubin. Për mua, thashë, kushdo që luan, të shënojë kush të mundet.

Të gjithë lojtarët janë gati, Kumbulla ka bërë mirë, edhe Ajeti që luan çdo ndeshje.Më vjen mirë që janë të gjithë lojtarët. Pastaj është punë e trajnerit të qëndrojë pa gjumë dhe të zgjidhë dilemat. Në kokën e trajnerit janë të dyja ndeshjet. Do fitojmë 2-0. Nuk kam parandjenja zakonisht, shpresoj që të triumfojmë pasi do ishte shumë mirë për ne, sa i takon objektivave që kemi si ekip”.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga