Shqipëria dtë presë nesër Gjeorgjinë në ‘Air Albania’ për të luajtur ndeshjen e raundit të dytë të Grupit B1 në Nations League. Skuadra mbyll sot përgatitjet finale, ndërsa trajneri Sylvinho dha konferencën zyrtare për shtyp.
“Do mundohemi të bëjmë një përfaqësim të mirë. Grupi është i ekulibruar. Trajneri përgatitet për fitore, të paktën barazimi. Nëse nuk jemi si duhet humbasim. Stadiumi do jetë full me tifozë, presim ndeshje të bukur. Duam të përfaqësojmë sa më mirë Kombin nesër.
Gjatë 1 ndeshje mund të bësh 5 ose 2 ndryshime në varësi të situatave. Me Ukrainën ishim mirë dhe ndryshimet u bënë vetëm atëherë kur duhej. Kohë e vogël rikuperimi, por sot bëmë stërvitjen e parë pas udhëtimit dhe nesër do të vendosim për lojtarët që do të jenë në fushë. Do të shohim gjendjen fizike për formacionin nesër. Kemi 23 lojtarë të gatshëm, të gjithë janë mirë, por do të shohim nëse mund të bëjmë ndryshim taktik. Nesër do të jetë më e qartë.
Bajrami si mesfushor krahu? Prej 1 viti e gjysëm që punojmë, filluam në Poloni me 4-3-3 me Uzunin në krah, ndërsa tani ai është sulmues qendre. E njëjta edhe me Bajramin. Në miqësore e nisëm me të njëjtën skemë dhe Bajramin në krah. Do të vendosim në bazë ta karakteristikave të lotjarëve. Bajrami do hapsira dhe është fleksibël në pozicione të ndryshme. Lojtarët kanë mundësi për disa alternativa.
Air Albania një fortesë, nuk pësojmë as gol? Është bërë një punë e mirë, lojtarët e dinë që duhet të futen në fushë me forcë. Futbolli të konsumon energji dhe duhet të rikujtoj një shprehje: Nëse nuk je Messi, nuk ke nevoj të kthehesh në mbrojtje. Gjeorgjia është ekip i ekuilibruar. Ekip i bukur dhe besoj se loja do të jetë e tillë.
Kvaratskhelia si Maradona? Nuk dua të bëj krahasime të tilla, ai është lojtar i mirë. Por, janë edhe 4-5 të tjerë që i kemi studiuar në çdo pozicion. Nuk është krahasim i duhur, por Kvara është lojtar klasi. Është kënaqësi të luajmë kundër tij, por edhe ne kemi lojtarë të tillë që mund të arrijnë në këtë nivel.
Sagnol tha se nuk flas për kundërshtarët? Ku qëndron më shumë presioni? Kemi studiuar prej muajsh Gjeorgjinë. I kemi parë të 3, por ndryshimi është që Gjeorgjia ishte e vetmja që kaloi grupin në Europian. Do të jetë ndeshje e vështirë, ata si ekip janë rritur shumë. I jap komplimenta trajnerit dhe ekipit të tyre. Por, e njëjta vlen edhe për ne pasi jemi rritur shumë.
Manaj, Laçi e Ismajli nuk luanin shumë në Europian, ndërsa ndaj Ukrainës më të mirët? Më pëlqen që kemi krijuar këtë marrëdhënie. Futbolli është si jeta dhe shihet si mundësi. Gjimshiti nuk ishte në 2016, por tani është kapiten. Nuk ka asgjë personale, Ancelotti thotë që një lojtar mund të mërzitet me mua për vendimet e mia si trajner, por jo me mua si Carlo.
Bëmë një Europian të bukur me ekipe të vështira, tani do të luajmë akoma më fort. Shohim një cikël të ri që duhet të përmirësohet. Kombëtarja është e hapur për të gjithë, kudo që janë shqiptarët janë të ftuar. Më pëlqen që lojtarët kanë idenë se duhet të përmirësohen.
2 vite nga ndeshja e fundit që u mbyll 0-0. Si e prisni ndeshjen nesër? Ishte 2 vite më parë, futbolli lëviz shpejt. Dy ekipet kanë ndryshuar, vështirë të krahasohen sot dhe atëherë. Pres një ndeshje të vështirë, ata janë një ekip i fortë. Duhet të punosh për ndeshjen, jo rezultatin. Do të jetë një ndeshje e madhe, si ne edhe ata kanë lojtarë shumë të mirë.
Fitorja e Gjeorgjisë me Çekinë? A do të jetë nesër një ndeshje vendimtare për grupin? E pash dje dhe sot ndeshjen e tyre. Grupi është i balancuar, nuk ka favorit. Çekia është e fortë, kemi luajtur shumë me ta. Duhet të jem i sinqertë, ekipi që fiton nesër do të ketë avantazh, por jo vendimtare. Ka përsëri ndeshje dhe nuk e dimë se ç’ndodh në të ardhmen. Duhet të bëjmë më të mirën për të marrë sa më shumë pikë.”