Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

DREJT ËNDRRËS AMERIKANE/ Shqiptarët “kryqëzojnë gishtat” para shortit të “Play-Off”, Shqipëria dhe Kosova “sy e veshë” nga Nyoni

Shkruar nga NEWSPORT
DREJT ËNDRRËS AMERIKANE/ Shqiptarët “kryqëzojnë
Shqipëri - Kosovë

Të gjithë shqiptarët ditën e sotme “kryqëzojnë gishtat”. Kjo pasi siç dihet ditën e sotme do të hidhet shorti për fazën “Play-Off”.

Shqipëria dhe Kosova të cilat siguruan për herë të parë në histori biletën për në këtë fazë, do të njihen me rivalin e tyre. Kështu jemi gjithë “sy e veshë” nga Nyoni i Zvicrës, aty ku do të hidhet edhe shorti.

Gjithçka do të startojë në orën 13:00 dhe “goglat” do të vendosin për fatet e kuqezinjve dhe “Dardanëve” në këtë fazë të turneut.  Siç dihet Shqipëria dhe Kosova ndodhen në të njëjtë vazo, në vazon e 3-të, ndërsa rivalët e tyre të mundshëm janë Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Uellsi.

Cilido të jetë kundërshtari, Shqipëria dhe Kosova do të luajnë në transfertë, ndërsa sfida finale nëse kalojmë më tej do të vendoset me short. 

Poll

Lexo gjithashtu