Shqipëria do të luajë ditën e enjte një nga ndeshjet më delikate në këto kualifikuese. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës, takim ky që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe do të startojë në orën 20:45 në “Estadi de la FAF”.
Fitorja është “jetike” për ekipin e Sylvinhos, i cili do të jetë në fushë “all-in” për triumfin në mënyrë që të sigurojë edhe kualifikimin për në fazën “Play-Off” të këtij turneu. Për t’i dhënë një “dorë” ekipit tonë kanë menduar edhe kompanitë e basteve.
Kështu fitorja e kuqezinjtë kuotohet me 1.25, ndërsa barazimi i mundshëm mes skuadrave ka vlerën e 4.75. Nga ana tjetër fitorja e mundshme e vendasve kuotohet me 17.00. Të dhëna këto që tregojnë se Shqipëria është favorite absolute për të triumfuar ndaj Andorrës. Nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë kuqezinjtë do të siguronin për herë të parë në histori fazën “Play-Off” për në Botëror.
