Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Do të ishte rasti “Hysaj 2”, si Klaus Gjasula u kthye nga “djall” në “ëngjëll” për tifozët kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
Do të ishte rasti “Hysaj 2”, si Klaus Gjasula u kthye nga
Klaus Gjasula dhe lojtaret e Kombetares duke festuar golin e barazimit

Klaus Gjasula padiskutim ishte protagonisti absolut i sfidës me Kroacinë, takim që u mbyll 2-2 dhe mesfushori vendosi firmën e tij në 2 prej golave të sfidës. “Gladiatori” i Kombëtares hyri në fushën e lojës në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 72-të të takimit.

Vetëm 4 minuta më pas për fatin e tij të keq do të shënonte gol në favor të kroatëve, me këto të fundit që do të përmbysnin shifrat me autogolin e Gjasulës. Pesha e fajit po binte mbi supet e tij dhe pas kësaj ndeshje do të ishte rasti “Hysaj 2”, ku kritikat me shumë gjasa do të vërshonin “lumë” ndaj tij, siç ndodhi me mbrojtësit e djathtë.

Por jo, nuk ndodhi kështu, pasi Gjasula nga “djall” u kthye në “ëngjëll” për tifozët kuqezi. Atëherë kur nuk pritej dhe po numëroheshin sekondat e fundit të sfidës, “gladiatori” do të bënte rolin e një “bomberi” dhe do të tunte rrjetën në minutën e 90+5-të. Gjasula në këtë mënyrë “shleu” gabimin e tij dhe i i dhuroi Kombëtares 1 pikë që mban gjallë shpresat për kalimin e grupit.

Goli i tij ngriti “peshë” gjithë tifozët anembanë botës, të cilët i “falin” në këtë mënyrë gabimin e bërë te rasti i autogolit. Klausi mori përsipër përgjegjësinë dhe bëri atë që më pak pritej prej tij, të shënonte gol që në fund mund të vlejë kualifikimin e Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga