
Kristjan Asllani
Kombëtarja shqiptare triumfoi ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 mbrëmjen e sotme në Leskovc. Në përfundimin e sfidës, Kristjan Asllani doli në prononcim për mediat.
“E dinim që sot na duheshin tre pikët. Erdhëm këtu për ta fituar ndeshjen, kemi folur në stërvitje, kemi parë video dhe kemi studiuar mirë. Jam shumë i lumtur për familjen time dhe për të gjithë shqiptarët që kanë parë këtë ndeshje. Në këto ndeshje duhet shumë qetësi, ishte shumë e vështirë të merren tre pikë.
Komplimente dhe Shehut për paraqitjen e sotme sepse është e pesta për të. Jemi shumë të lumtur si skuadër, jemi një grup shumë i mirë dhe e kemi parë në fushë.
Do na presin tifozët në Rinas? Shihemi më vonë”, shpehet Asllani.
Poll