Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Djemtë janë të përqendruar, atmosfera pozitive”, zyrtari i FSHF në prag të sfidës me Anglinë: Ja dilemat e formacionit

Shkruar nga NEWSPORT
“Djemtë janë të përqendruar, atmosfera
Fatjon Kodra, drejtor i marrëdhënieve me publikun ne FSHF

Në prag të ndeshjes Angli – Shqipëri, direkt nga Londra ka folur Drejtori i marrëdhënieve me publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra. Në një prononcim të dhënë për “News24”, Kodra ka folur për atmosferën në ekip, por edhe për gjendjen e lojtarëve.

“Atmosfera është e mirë. Motivimi i lojtarëve, atmosfera ka qenë mjaft pozitive. I kam parë djemtë shumë të përqendruar. Asgjë nuk është e pamundur në futboll. Kur themi që është ndeshje e paparashikueshme, me të vërtetë është e tillë. Vërtetë shpresojmë shumë.

Trajneri ka shumë meraqe. Ai e përgatit ndeshjen deri në detaje. Fillimi i ndeshjes është i rëndësishëm, e gjithashtu i vështirë. Në duhet të tregohemi perfekt. Ismajli dhe Kumbullia? Të dy lojtarët e dyshuar, do të jenë të grumbulluar. Mbrojtja mund të ketë dilemat e veta.

Mendohet se do të ketë rreth 20 mijë tifozë. Nëse flasim për individualite dhe cilësi, është e kotë të flasim, pasi dihet. Broja? Në sulm janë të gjithë të gatshëm. Ai është në gjendje të mirë. I takon trajnerit të vendosë më pas”, tha Fatjon Kodra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga