
Dita e sotme do mbahet mend gjatë nga të gjithë shqiptarët. Kombëtarja e Shqipërisë mori barazimin 2 me 2 përballë Kroacisë, në ndeshjen e dytë të vlefshme për Euro 2024.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk mund të mungonte në shkallët e stadiumit. Dhe kësaj here me numrin 1 të FSHF-së ishte i pranishëm nipi i tij, që si duket ishte fatsjellës.
Foto u postua para ndeshjes me Kroacinë nga vajza e tij, Lori Duka, në rrjetin social Instagram. Stadiumi i Hamburgut ishte i tejmbushur, teksa atmosfera mes dy tifozërive meriton duartrokitje.
E gjithë vëmendja është te Kombëtarja shqiptare. Kuqezinjtë do të luajnë më 24 qershor ora 21:00 kundër Spanjës. Fatet e kualifikimit për djemtë e drejtuar nga Sylvinho do të vulosen në Duseldorf.
