
"Dhimbjet e kokës” për Sylvinhon sa vijnë e shtohet. Myrto Uzuni është larguar nga grumbullimi për shkak dëmtimi dhe në vendin e tij do të jetë Indrit Tuci.
Por jo vetëm kaq, pasi edhe Kristjan Asllani ka marrë një goditje në muskuj. Mesfushori është stërvitur veçmas ditën e djeshme dhe kjo “ngre” alarmin nëse do të mund të jetë gati për duelin e të premtes.
Te stafi i Kombëtares shpresojnë që Asllani të mund të jetë gati, pasi në të kundër mungesa e tij do t’i prishte shumë punë Sylvinhon për formacionin. Kujtojmë se talenti kuqezi është një titullar fiks në formacionin e Kombëtares.
Kujtojmë se kombëtarja shqiptare prej disa ditësh ka nisur përgatitjet për duelin me Çekinë, sfidë që do të luhet ditën e premte në “Epet Arena” në orën 20:45. Duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë që do të synojnë fitoren për të tentuar vendin e parë në grup në League B.