
Brajan Gruda vazhdon që të jetë një temë diskutimi. Nuk dihet ende nëse sulmuesi do të luajë për Gjermaninë apo Shqipërinë, edhe pse para disa kohësh u tha se ka zgjedhur “Panzerat”.
Këta të fundit publikuan ditën e djeshme listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet çerekfinale të Nations League. Gruda nuk ishte pjesë e listës së futbollistëve të cilët do të përballen dy herë me Italinë këtë muaj.
Ai është pjesë e përfaqësueses gjermane U21, por gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen. Është pikërisht Sylvinho që do t’i vendosë vulën kësaj historie, i cili ka "luksin" e ftesës në ekipin A apo jo, e cila do të ishte mundësi e artë për Grudën, duke treguar veten jo vetëm tek moshat.
Megjithatë, asgjë nuk mund të ndodhë në ndeshjet e këtij muaj. Kjo për shkak se lista e Kombëtares shqiptare për sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës do të publikohet nesër.