Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Bekim, Odise, Ermir dhe Klaus FALEMINDERIT", presidenti i Federatës krenar për "yjet" shqiptarë: Keni shkruar histori me fanelën KUQEZI

Shkruar nga NEWSPORT
"Bekim, Odise, Ermir dhe Klaus FALEMINDERIT", presidenti i
Armand Duka

Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia e mbylljes së kapitullit të 4 legjionarëve shqiptarë. Ata janë Klaus Gjasula, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Ermir Lenjani.

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka postuar një postim ku falenderon futbollistët shqiptarë për kontributin e dhënë. Duka shihet krenar nbë fjalët e tij për atë çfarë dhanë “yjet” shqiptarë në Kombëtare.

Katër futbollistët kaën lënë shumë gjurmë në futbollin tonë duke shijuar momente të paharrueshme. Ata kanë shkruar histori me fanelën kuqezi duke krijuar çaste ikonike.

FALENDERIMI I PRESIDENTIT TË FSHF:

Emocionuese të shohësh një stadium të tërë të përshëndesë katër futbollistë që kanë dhënë shumë për Kombëtaren, duke qenë pjesë e një kapitulli të suksesshëm të futbollit shqiptar.

Bekim Balaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula përfaqësuan me krenari fanellën tonë në çdo moment që ju dha mundësia. Të gjithë do i kujtojnë ata për golat e shënuar, asistet dhe çdo pikë djerse të derdhur duke luajtur për Kombëtaren!

Bekim, Odise, Ermir dhe Klaus, FALEMINDERIT për gjithçka keni dhënë për Kombëtaren! Ju uroj suksese në vazhdimin e karrierës tuaj në klube dhe kudo në jetë!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga