Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Asnjë minutë me Kombëtaren A, Alban Bushi "rikthen" te U-21 talentin kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
Asnjë minutë me Kombëtaren A, Alban Bushi "rikthen" te
Simon Simoni

Kombëtarja U-21 do të luajë sot në “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë miqësore të nëntorit ndaj Ukrainës, në orën 18:00.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se pjesë e grupit për ndeshjen e sotme do të jetë edhe portieri Simon Simoni, i cili është bashkuar me skuadrën pas përfundimit të sfidës Shqipëri – Angli. Gardiani i portës nuk mori asnjë minutë nga duelet me Andorrën dhe Anglinë me Alban Bushin që e rikthen sërish te U-21 që të mbështetet te shërbimet e tij. 

I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për përballjen ndaj Ukrainës. Takimi i sotëm do të transmetohet live në FSHF TV, në platformën “Klani im”.

Poll

Lexo gjithashtu