Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Asnjë fitore ndaj çekëve në transfertë, Kombëtares dhe Sylvinhos i vijnë në ndihmë dy “armët e fshehta”

Shkruar nga NEWSPORT
Asnjë fitore ndaj çekëve në transfertë,
Indrit Tuci dhe Qazim Laçi te Sparta e Pragës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Çekisë, sfidë e vlefshme për raundin e 3-të të Ligës së Kombeve. Ndeshja që do të zhvillohet në Pragë, nis në orën 20:45.

Kjo vlen shumë për Shqipërinë, pasi asnjëherë më parë nuk kanë fituar kundër Republikës Çeke në transfertë, pra në Çeki. Ndeshja e sotme do të jetë mjaft e luftuar, jo vetëm për 3 pikët, por edhe për prestigj.

Pikërisht për të arritur te fitorja, Sylvinhos i vijnë në ndihmë dy “armët e fshehta”. Qazim Laçi dhe Indrit Tuci janë dy lojtarë të cilët aktivizohen me Spartën e Pragës dhe e njohin futbollin e tyre.

Duke pasur edhe disa prej shokëve të ekipit te Sparta kundërshtarë mbrëmjen e sotme, Tuci dhe Laçi mund ta ndihmojnë shumë ekipin që të marrë një rezultat pozitiv.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga